VERLAG · SCHWEIZ
ALDE
OpenLine Books

Shtëpia botuese OpenLine Books · Zvicër

Nga dorëshkrimi te lexuesi

OpenLine Books është një shtëpi botuese shqiptare në Naters, Zvicër, me libra në shqip dhe gjermanisht për lexuesit këtu dhe në diasporë. Autorët gjejnë mbështetje për përgatitjen dhe botimin e librit; lexuesit, botimet tona dhe Revistën OpenLine.

Çdo dorëshkrim ka zërin dhe rrugën e vet. Për disa autorë është libri i parë; për të tjerë, vazhdimi i një pune shumëvjeçare. Bashkëpunimi fillon me leximin e materialit dhe bisedën për atë që autori dëshiron të sjellë përmes tij.

Nga përpunimi i tekstit dhe redaktimi gjuhësor te faqosja, kopertina dhe përgatitja për shtyp, libri kërkon kujdes në çdo fazë. OpenLine i bashkon këto hapa, duke ruajtur zërin e autorit dhe duke i kushtuar vëmendje edhe pamjes dhe lexueshmërisë së botimit.

Përveç librit të shtypur, punojmë edhe me botime digjitale dhe mundësi shpërndarjeje në platformat ndërkombëtare. Kjo ka rëndësi sidomos për autorët dhe lexuesit që jetojnë në vende të ndryshme, mes gjuhëve dhe përvojave të mërgimit.

Revista OpenLine është pjesë e kësaj hapësire. Krahas botimeve, sjellim shkrime autoriale dhe lexime të përzgjedhura për letërsinë, shoqërinë, mërgimin dhe median. Kështu, puna rreth librit vazhdon edhe në bisedën që ai hap me lexuesit.

LIBRA.BOTIME.PROMOVIME.TAKIME ME LEXUESIT.

NGJARJE E ARDHSHME

Mbrëmje letrare me Muhamet Ajetin

Ich, Mario

Muhamet Ajeti do të lexojë pjesë nga romani «Ich, Mario» dhe do të bisedojë me të pranishmit për identitetin, përkatësinë dhe integrimin.

Kur
E mërkurë, 11 nëntor 2026, ora 19:00
Ku
Gemeindebibliothek Naters
Belalpstrasse 10, 3904 Naters
Hyrja
Falas. Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur.

Gjatë mbrëmjes mund të blini librin dhe të merrni një dedikim nga autori.

01 / LIBRAT TANË

Romani
në dy gjuhë.

«Unë, Mario» në shqip dhe gjermanisht,
si libër i shtypur, libër elektronik dhe audiolibër.

Gjuha

2 botime

MUHAMET AJETI · ROMAN

Ich, Mario

Gjermanisht

Një gazetar nis një jetë të re në Zvicër dhe merr emrin Mario. Përpjekja për t’u përshtatur e vë përballë pyetjes se çfarë është i gatshëm të humbasë për t’u pranuar.

Porosit libra
Libër i shtypur · Libër elektronik · Audiolibër

MUHAMET AJETI · ROMAN

Unë, Mario

Shqip

Romani në shqip për mërgimin, identitetin dhe përkatësinë. Në qendër është njeriu që kërkon vendin e vet në një shoqëri të re, pa humbur lidhjen me atë që ka qenë.

Porosit libra
Libër i shtypur · Libër elektronik
SHTËPIA BOTUESE SYTH

SHTËPI BOTUESE · TETOVË

Shtëpia botuese SYTH

Drejtuar nga Dr. Vjollcë Berisha

Shtëpia botuese SYTH nga Tetova boton poezi, prozë, libra për fëmijë dhe vepra studimore në gjuhën shqipe. Krahas krijimtarisë letrare, katalogu i saj përfshin studime mbi letërsinë, kulturën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kopertina e librit Matanë s’ka harrim nga Vjollcë Berisha

BOTIMET SYTH · POEZI

Matanë s’ka harrim

Vjollcë Berisha

«Matanë s’ka harrim» është përmbledhje me poezi e Vjollcë Berishës, botuar nga shtëpia botuese SYTH.

Botimi në gjermanisht pritet së shpejti.

Malagata nga Arlind Farizi, fotografi me një libër

BOTIMET SYTH · PROZA POETIKE

Malagata

Arlind Farizi

Një botim i Botimeve SYTH me proza poetike të shkurtra, ku fjala e kursyer hap hapësira të gjera kuptimi. «Malagata» e fton lexuesin të ndalet te detaji, te heshtja dhe te ajo që mbetet e pathënë. Tekste që lexohen me një frymë, por mbeten gjatë në mendje.

Libri mund të gjendet në librarinë Albas në Tetovë.

Trashëgimia etnokulturore e Rekës së Epërme nga Zejna Halimi, botim i SYTH-it

BOTIMET SYTH · STUDIM

Trashëgimia etnokulturore e Rekës së Epërme

Zejna Halimi

Një libër mbi kujtesën dhe trashëgiminë e Rekës së Epërme. Zejna Halimi mbledh e studion historinë, veshjet, këngët, zakonet dhe veçoritë gjuhësore të kësaj treve. Me gjuhë të qartë, vepra sjell jetën dhe kulturën e rekasve si për studiuesin, ashtu edhe për lexuesin e gjerë.

Botuesi
SYTH, 2022
Kolana
Verigë
Faqe
428
Kopertina
Edona Aziri
Kopertina e përmbledhjes 101 poezi zvicerane, përzgjedhur dhe përkthyer nga Kujtim Shabani

SYTH · B’IDENTITAS · POEZI

101 poezi zvicerane

Përzgjodhi dhe përktheu: Kujtim Shabani

Përmbledhje dygjuhëshe me 101 poezi zvicerane në shqip dhe gjermanisht, të përzgjedhura dhe të përkthyera nga Kujtim Shabani.

Gjuha
Shqip dhe gjermanisht
Lloji
Poezi
Kopertina e librit Drita e shtëpisë tjetër, tregime të zgjedhura të dashurisë

BOTIMET SYTH · TREGIME

Drita e shtëpisë tjetër

Përzgjodhi: Edvina Berisha

Tregime të zgjedhura të dashurisë nga autorë botërorë, përzgjedhur nga Edvina Berisha. Një përmbledhje që bashkon mjeshtër të rrëfimit në një vëllim.

Botuesi
SYTH
Lloji
Tregime të zgjedhura
Kopertina
Edona Aziri
Korrespondencë nën censurë nga Mehmet Hajrizi, botim i SYTH-it

BOTIMET SYTH · LETËRKËMBIME

Korrespondencë nën censurë

Mehmet Hajrizi

Letërkëmbime mes Mehmet Hajrizit, si i dënuar politik, dhe familjes së tij. Të shkruara nën censurë të rreptë, letrat dëshmojnë ndarjen, përpjekjen për të ruajtur lidhjet familjare dhe jetën në burgjet e ish-Jugosllavisë. Vëllimi përmbledh një pjesë të korrespondencës së ruajtur, të renditur në pesë kapituj sipas letërshkruesve.

Botuesi
SYTH, 2021
Lloji
Letërkëmbime

Botime të tjera të SYTH-it

  • «Poezia shqipe e Maqedonisë së Veriut», nga Dr. Vjollcë Berisha, trajton veçoritë dhe zhvillimin e kësaj krijimtarie si pjesë e letërsisë shqiptare.
  • «Prill në dhjetor», përgatitur nga Dr. Vjollcë Berisha dhe Xhemazije Rizvani, sjell një përzgjedhje poezish të lexuara në mbrëmjet letrare të recitalit me të njëjtin emër.
  • «Transatlantizmi – Bërthama e sigurisë globale», nga Albulena Halili, shqyrton marrëdhëniet mes aleatëve në të dyja anët e Atlantikut dhe rolin e tyre në sigurinë globale.
MIQTË E OPENLINE BOOKS
SHQIP / NOVELAKopertina e librit Gruaja e ambasadorit nga Arbër Ahmetaj

ARBËR AHMETAJ · NOVELA

Gruaja e ambasadorit

Arbër Ahmetaj

Katër novela mbi luftën, fajin, dëshirën dhe identitetin. Një oficer gjerman kërkon shpëtim në kujtesë e në letra; një nuse e re në veri të Shqipërisë përballet me një martesë pa afërsi fizike; një burrë lufton për identitetin e tij në një shoqëri që nuk fal. Arbër Ahmetaj ndjek tragjeditë njerëzore pas përplasjeve të mëdha të historisë, duke vënë në pikëpyetje heroizmin dhe pafajësinë.

Titulli
Gruaja e ambasadorit
Autori
Arbër Ahmetaj
Gjuha
Shqip
Lloji
Novela
Rreth autorit

Arbër Ahmetaj është shkrimtar shqiptar, autor i një vargu librash në prozë e poezi. Lindi në Tropojë më 1965 dhe studioi farmaci në Tiranë e Gjenevë. Ka punuar në gazetari dhe diplomaci. Që nga viti 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku vazhdon të ushtrojë profesionin e farmacistit, krahas krijimtarisë letrare.

Porositni librin

DËGJONI NË SHQIP

Libra falas

iLibri · Dëgjoni audiolibra falas në shqip, nga letërsia shqiptare dhe botërore.
Aplikacion për iPhone, i disponueshëm në App Store.

Libra falas

PËR LEXUESIT

Zbuloni edhe libra të tjerë

Librari dhe platforma ku mund të gjeni leximin tuaj të radhës.

Libra dhe platforma në shqip

PËR LEXUESIT DHE AUTORËT

Leximi dhe botimi, hap pas hapi

Ku t’i gjeni librat shqip në Zvicër? Çfarë duhet përgatitur para botimit? Këtu gjeni përgjigje praktike.

Të gjithë udhëzuesit ↗

02 / SHTËPIA BOTUESE

Rreth
OpenLine Books

Libra në shqip dhe gjermanisht.

OpenLine Books vepron në Naters të Zvicrës dhe merret me përgatitjen e librave për botim. Ndër botimet e OpenLine Books janë «Unë, Mario» dhe versioni gjermanisht «Ich, Mario» i Muhamet Ajetit.

Muhamet Ajeti është autor dhe ish-gazetar. Përvojën e tij me shkrimin dhe botimin e librave e sjell edhe në punën me autorë të tjerë.

Lexuesit në Zvicër dhe në diasporë mund të gjejnë këtu libra shqip, romane në gjermanisht, libra elektronikë dhe audiolibra. «Unë, Mario» dhe «Ich, Mario» trajtojnë migrimin, identitetin dhe përkatësinë mes vendlindjes dhe jetës në mërgim.

Kontaktoni Muhamet Ajetin

Qëllimi, veprimtaria dhe mundësitë e bashkëpunimit

OPENLINE BOOKS / SHËRBIMET TONA

Historitë tuaja.
Përvoja jonë.

Redaktimi dhe përgatitja e librit për botim.

01Redaktimi dhe përgatitja për botim – OpenLine Books

Një dorëshkrim i mirë bëhet libër i suksesshëm vetëm kur përpunohet me kujdes. Te OpenLine Books, ne fokusohemi te ajo që bën diferencën: redaktimi profesional dhe përgatitja e plotë për botim.

Ne korrigjojmë gramatikën dhe drejtshkrimin, përmirësojmë stilin dhe sigurojmë rrjedhshmëri të natyrshme të tekstit. Strukturojmë përmbajtjen, unifikojmë formatin dhe e përgatisim dorëshkrimin sipas standardeve të botimit.

Qëllimi ynë është i qartë: ta bëjmë tekstin tuaj të pastër, të saktë dhe gati për t’u botuar – pa ndryshuar zërin tuaj si autor.

02E keni prej kohësh ëndrrën për të botuar librin tuaj?

Te OpenLine Books, ne e dimë sa e vlefshme është çdo vepër dhe sa e rëndësishme është që ajo të prezantohet denjësisht. Prandaj ju shoqërojmë me profesionalizëm në çdo hap të përgatitjes për botim.

Nga redaktimi i kujdesshëm dhe përpunimi gjuhësor, te faqosja e pastër dhe elegante, deri te shtypi cilësor dhe shpërndarja e menduar mirë – ne kujdesemi që dorëshkrimi juaj të kthehet në një libër të denjë për tregun.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: vepra juaj të arrijë te lexuesit e duhur, me cilësinë që meriton.

Puna me dorëshkrimin
OPENLINE BOOKS · NGA IDEJA TE LIBRI

03 / PËR AUTORËT

Dëshironi të
botoni një libër?

Këtu gjeni punët që mund të na besoni.
Hapni rubrikën që ju intereson.

Dëshironi ta botoni dorëshkrimin tuaj? Shikoni shërbimet për faqosje libri, përgatitje kopertine, ISBN, përgatitje për shtyp dhe shpërndarje në platformat e librave.

SI PUNOJMË

  1. 01

    Na tregoni për librin

    Shikojmë dorëshkrimin dhe flasim për punën që nevojitet.

  2. 02

    Biem dakord për punën

    Përcaktojmë çfarë do të bëjmë, sa kushton dhe kur përfundon. Sqarojmë edhe të drejtat e botimit.

  3. 03

    Ju jepni miratimin

    Para se libri të botohet, ju e shihni të përfunduar dhe jepni miratimin tuaj.

OPENLINE BOOKS / LIBRA & TAKIME

Promovime dhe
takime me lexuesit

Fotografi nga promovimet, kopertina dhe njoftime për librat.

Tetovë · Promovimi i romanit «Unë, Mario»

05.09.2026

NATERS · WALLIS

Lidhje të dobishme

Për një vizitë në Naters ose në një nga takimet tona letrare.

Lidhjet hapen në një skedë të re. Adresa e ngjarjes gjendet te njoftimi përkatës.

04 / KONTAKTI

Na
kontaktoni

Për të biseduar rreth botimit tuaj,
shkruajini Muhamet Ajetit.

info@openlinebooks.ch
Më shumë për projektin tuaj

Keni një dorëshkrim, një dokument PDF apo thjesht disa tekste të shpërndara? Apo dëshironi të botoni librin tuaj?

Atëherë jeni në vendin e duhur!

OpenLine Books ju ofron mbështetje profesionale në çdo hap të realizimit të projektit tuaj – nga përpunimi i dorëshkrimit dhe dizajni, deri te botimi i librit.

Na kontaktoni që sot për një këshillim të personalizuar. Do të jemi të lumtur të dëgjojmë idetë tuaja dhe t’i shndërrojmë ato në një libër të vërtetë.

Pasi të na shkruani me email ose të na telefononi, do t’ju kontaktojmë sa më shpejt për të diskutuar hapat e mëtejshëm dhe për të filluar së bashku realizimin e projektit tuaj.

OpenLine BooksMuhamet AjetiSandstrasse 42CH-3904 Naters · Zvicër+41 79 171 10 03info@openlinebooks.chHënë–Premte 09:00–17:00
Shtunë 10:00–15:00 · Diel mbyllur
WhatsApp ↗Facebook: OpenLine Books ↗