Pa kushte...
Shkrim i Dr. sc. Vlora Obertincës, i publikuar në revistën «Vlera», mbi dashurinë dhe pranimin e vetes pa kushte.

“Dashuria më e bukur që mund ta përjetosh është ajo që nuk të kërkon të bëhesh dikush tjetër për ta merituar atë.”
Të duash veten pa kushte do të thotë ta pranosh veten edhe në ditët kur nuk je në formën tënde më të mirë, kur gabon, kur lodhesh, kur nuk të përmbushin pritshmëritë e tua apo të të tjerëve.
Ne shpesh mësohemi ta duam veten vetëm kur arrijmë diçka, kur jemi të fortë, kur të tjerët na vlerësojnë. Por vlera jonë nuk matet me sukseset që arrijmë, as me miratimin që marrim nga të tjerët.
Ne nuk kemi nevojë të jemi të përsosur për ta merituar dashurinë. Kemi nevojë të jemi të sinqertë me veten, të falim gabimet tona dhe të mos e braktisim veten sa herë që jeta na vë në provë.
Të dashurit e mi, dashuria për veten pa kushte fillon në momentin kur vendosni të jeni në anën tuaj, edhe kur bota nuk ju kupton. Ju jeni të denjë për të, pikërisht ashtu siç jeni. Kur ju bëheni një me dashurinë për veten atëherë, ju bëheni qendër e atraktivitetit duke tërhequr gjëra pozitive dhe lumturi në jetën tuaj!