OPENLINE BOOKSVERLAG · SCHWEIZ
ALDE
← Ballina e revistës

Letërsi · Shkrim autorial

Në funeralin e ndërgjegjes

Poeti dhe diplomati Daim Ilazi sjell një poezi për një botë ku ndërgjegjja është në arrati dhe lufta ngre perandori mbi varre.

Daim Ilazi
Daim Ilazi

Për autorin

Daim Ilazi, poet dhe diplomat nga Zhelina e Tetovës, studioi arkeologji dhe gjuhë frënge në Zagreb. Dha mësim në Tetovë për më shumë se dy dekada dhe shërbeu si konsull në Bernë e si këshilltar në ambasadën në Paris. Është autor i vëllimit poetik "Lundrim në kohë".

Poezia

Bota ka dalë nga shinat e arsyes,
me do huje si pela pa fré,
qielli pikon helm mbi ndërgjegjen e njerëzimit,
vlerat kryqëzohen në sheshin e të çmendurve
e njeriu normal me shpirtin e amputuar,
shikon fytyrën e vet në pasqyrën e thyer.

Qytetërimi po ha mishin e vet,
e ardhmja lind e vdekur në djepin e fëmijëve,
Dashuria hesht, ndërgjegjja është në arrati,
ndërsa çmenduria sundon fronin e botës.
urrejtja e lufta ngre perandori mbi varre...
botës i kanë prerë damarët e shpresës!

Lundrim në kohë · Biografia e autorit ↗

← Shkrime dhe lexime të tjeraLibrat e OpenLine Books ↗
Ballina