OPENLINE BOOKSVERLAG · SCHWEIZ
ALDE
← Ballina e revistës

Mërgim · Shkrim autorial

LIRIA QE ROBERON

Për vite të tëra njeriu ëndërron ditën kur do të jetë i lirë nga puna dhe detyrimet. Por kur ajo ditë vjen, zbulon se liria nuk është gjithmonë aq e lehtë për t'u jetuar sa për t'u ëndërruar.

**LIRIA QË ROBËRON**

*Miniese për pensionistët*

**Muhamet Ajeti**

Dhe vjen një moment në jetë kur nuk di çfarë të bësh me lirinë. Je i lirë nga puna, nga detyrimet që të kanë vjedhur pjesën më të madhe të jetës. Je i lirë të shkosh ku të duash, të bësh çfarë të duash, por çuditërisht nuk ndien më nevojë për shumë gjëra.

Për vite të tëra ke ëndërruar ditën kur nuk do t’i japësh më llogari askujt për kohën tënde. Dhe kur ajo ditë vjen, kupton se detyrimet nuk të kanë marrë vetëm kohën, por të kanë mësuar edhe si ta jetosh atë.

Sepse njeriu mësohet të luftojë për lirinë, por jo gjithmonë mëson të jetojë me të.

Dhe kështu, nëse nuk je mësuar të jesh i lirë, një ditë edhe liria e tepërt mund të të robërojë.

← Shkrime dhe lexime të tjeraLibrat e OpenLine Books ↗